Ndërlidhjet

Wikipedia mbështet studentin britanik


Foto ilustruese për Wikipedia

Foto ilustruese për Wikipedia

Themeluesi i Wikipedia-s u bëri thirrje zyrtarëve britanikë të bllokojnë ekstradimin e një studenti 24 vjeçar nga Britania për në Shtetet e Bashkuara-ekstradim, i cili kërkohet për shkak të akuzave për shkelje të së drejtës autoriale ndaj britanikut.

Xhimi Uejlls nga Wikipedia shprehi mbështetjen e tij për Riçard O’Dvajer, i cili ishte arrestuar në vitin 2010 në konviktin e universitetit të tij prej zyrtarëve britanikë të shoqëruar nga agjentët e Shërbimit amerikan të emigracionit dhe të doganave.

Krimi, të cilin akuzohet ta ketë kryer O’Dvajer, u pat publikuar në faqen e internetit të quajtur TVShack.net, ku përdoruesit ndajnë llinqet për filma dhe shfaqje televizive, shumicës prej të cilave u mbrohet e drejta autoriale.

Uejlls tha se postimi i llinqeve të internetit nuk përbën ndonjë krim, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të kërkojnë të drejtat e tyre edhe në formën elektronike.

“Riçard O’Dvajer është fytyra njerëzore e luftës ndërmjet industrisë së argëtimit dhe interesave të publikut”, tha ai.

Uejlls kërkoi mbështetjen e qytetarëve për një peticion të publikuar në Change.org për këtë çështje.

Gazeta britanike “The Guardian”, ndërkohë, e quajti “të padrejtë” dhe “absurd” rastin kundër O’Dvajerit.
XS
SM
MD
LG