Ndërlidhjet

SHBA: Dënimi i të miturve shpallet jokushtetues


Ndërtesa e Gjykatës Supreme në Uashington
Ndërtesa e Gjykatës Supreme në Uashington
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara vendosi se është jokushtetues dënimi i personave nën moshën 18 vjeç me burgim të përjetshëm, pa të drejtë lirimi, në rastet e vrasjeve.

Me këtë vendim, Gjykata e Lartë hodhi poshtë mundësinë që fëmijët të dërgohen në burg për gjithë jetën e tyre pa pasur asnjëherë mundësinë e lirimit.

Vendimi i miratuar me pesë vota kundrejt katër, është në një vijë me vendimet tjera që kjo gjykatë ka marrë, përfshirë këtu heqjen e dënimit me vdekje për personat e moshës jomadhore dhe burgimin e përjetshëm për ata persona, krimet e të cilëve nuk ishin vrasjet.
XS
SM
MD
LG