Ndërlidhjet

Haxhinasto bëhet ministër i ekonomisë


Fotografi e ministrit të ekonomisë në Shqipëri, Edmond Haxhinasto

Fotografi e ministrit të ekonomisë në Shqipëri, Edmond Haxhinasto

Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, është bërë ministri i katërt i ekonomisë në shtetin shqiptar brenda tri viteve të fundit si pasojë e rikonfigurimit të kabinetit qeveritar.

Ndryshimet në qeverinë e kryeministrit, Sali Berisha, vijnë pas dorëheqjes së Bujar Nishanit nga posti i ministrit të brendshëm dhe zgjedhjes së tij për president.

Berisha emëroi Flamur Nokën nga Partia Demokratike si pasardhës të Nishanit.

Lëvizja Socialiste për Integrim e udhëhequr nga Ilir Meta emëroi ministra të rinj të dikasterit për punë të jashtme, atij për ekonomi dhe shëndetësi.

Edmond Panariti, zëvendëskryetari i Tiranës zëvendësoi Haxhinaston në postin e ministrit të jashtëm, derisa Vangjel Tavo do të jetë ministri i ardhshëm i shëndetësisë.
XS
SM
MD
LG