Ndërlidhjet

Popeye kishte të drejtë


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Personazhi i njohur nga filmat vizatimorë, Popeye, kishte të drejtë, kur hapte kavanozin me spinaq në kohën që i duheshin muskujt e fortë, të paktën sipas një studimi suedez, i cili u publikua të hënën, duke shpjeguar se pse kjo perime me gjethe na bën më të fuqishëm.

Hulumtuesit në Institutin Karolinska në Stokholm thanë të hënën se kishin kryer një studim për të zbuluar se si nitrati- përbërës i natyrshëm i spinaqit dhe disa perime të tjera, forcojnë muskujt.

Për këtë studim, hulumtuesit kishin vendosur nitrat në një enë me ujë, për një grup minjsh laboratorik dhe pastaj kishin bërë krahasimin midis atyre që kishin konsumuar ujin dhe grupit tjetër.

“Minjtë që kishin pirë ujë me nitrat kishin muskuj më të fortë”, thuhet në deklaratën e këtij Instituti.
XS
SM
MD
LG