Ndërlidhjet

Dënohen me vdekje sepse kishin pirë alkool


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Mediat iraniane citojnë një zyrtar të lartë të gjyqësorit të ketë njoftuar se janë dënuar me vdekje dy persona për shkak se kishin pirë alkool.

Mediat lokale cituan Hasan Sharitin, kreun e gjyqësorit në provincën veri-lindore Korasan e Razavi të ketë thënë se dy personat e paidentifikuar ishin përsëritës të shkeljes e që ishin arrestuar dy herë më parë, ndërsa ishin dënuar me nga 80 rrahje me kamxhik.

Pirja e alkoolit është e palejueshme në Iran, ku pijet alkoolike mund të gjenden vetëm në tregun e zi.

Vetëm anëtarët e minoriteteve katolike nuk janë të detyruar t'i respektojnë ligjet për alkool.
XS
SM
MD
LG