Ndërlidhjet

Të vendosur për embargo ndaj naftës iraniane


Rafineri e naftës
Rafineri e naftës
Bashkimi Evropian njoftoi se embargoja e tij mbi naftën e papërpunuar të Iranit, e vendosur si pasojë e programit të dyshuar për armë bërthamore të këtij vendi, do të hyjë në fuqi të dielën.

Sipas një njoftimi të lëshuar të hënën, duke nisur nga e diela, do të anulohen të gjitha kontratat për importimin e naftës iraniane.

Kompanitë evropiane thuhet se nuk do të jenë më të përfshira në sigurimin e naftës iraniane.

Shtetet anëtare të BE-së kishin importuar rreth 14 për qind të naftës iraniane para marrjes së vendimit për t’i vënë Iranit një embargo në këtë fushë.
XS
SM
MD
LG