Ndërlidhjet

Qiproja kërkon pako shpëtimi


Ilustrim
Ilustrim
Vendi anëtar i Eurozonës, Qiproja, iu ka thënë autoriteteve evropiane se e ka ndërmend të aplikojë për ndihmë financiare nga partnerët në zonën që përdorin monedhën europiane.

Qeveria qipriote tha se ka vendosur të paraqesë një kërkesë për ndihmë financiare, duke thënë se ndihma i duhet për të mbështetur bankat, të cilat janë shumë të ekspozuara ndaj ekonomisë greke.

Kërkesa e bën Qipron vendin e pestë të eurozonës që kërkon ndihmë të huaj nga partnerët e eurozonës.

Njoftimi vjen në mes të shqetësimeve se samiti i kësaj jave i BE-së do të dështojë të të prodhojë një marrëveshje që do ta mbështeste euron.

Gjatë ditës së hënë, aksionet evropiane dhe vlera e euros ra pasi, që Spanja zyrtarisht kërkoi një hua shpëtimi deri në 100 miliardë euro nga partnerët e saj të eurozonës për të shpëtuar sistemin e saj bankar.
XS
SM
MD
LG