Ndërlidhjet

Turqia: Rrëzimi i avionit, sulm ndaj tërë aleancës


Harta e Turqisë

Harta e Turqisë

Turqia tha se do ta shtyjë NATO-n që ta konsiderojë si sulm ndaj tërë aleancës rrëzimin e avionit turk nga ana e Sirisë në takimin e sotëm të ambasadorëve të aleancës veri-atlantike.

Megjithatë, autoritetet turke kanë thënë se “Ankaraja nuk e ka ndërmend të hyjë në luftë me askënd” në lidhje me rrëzimin e avionit të paarmatosur zbulues turk.

Këshilli Veti-Atlantik, që përfshin ambasadorët e 28 vendeve të NATO-s, do të takohet të martën në Bruksel me kërkesën e Turqisë për të diskutuar mbi rrëzimin e avionit të saj.
XS
SM
MD
LG