Ndërlidhjet

Jep dorëheqje ministri grek i financave


Ilustrim

Ilustrim

Zyra e kryeministrit tha se ministri i nominuar i financave Vasilis Rapanos, refuzoi emërimin të hënën, derisa po vazhdon trajtimin shëndetësor në spital.

Rapanos, kryetari i Bankës Kombëtare të Greqisë, u emërua ministër i financave javën e kaluar në qeverinë e re të vendit.

Por, ai u shtri në spital të premten (22 qershor), duke u ankuar për dhimbje të forta barku, marramendje dhe vjellje, para se të jepte betimin për postin e ri.

Vetë kryeministri Antonis Samaras është duke u shëruar nga operacioni në sy, që ka bërë që ai të mos marrë pjesë në samitin e BE-së, që po mbahet këtë javë.
XS
SM
MD
LG