Ndërlidhjet

Sulmohet televizioni pakistanez


Pakistan
Pakistan
Persona të armatosur kanë hapur zjarr mbi një stacion televiziv lokal në Karaçi, duke plagosur një roje dhe një punonjës.

Zyrtarët e policisë thanë se katër burra në dy motoçikleta kanë sulmuar televizionin Aaj News me armë automatike, duke dëmtuar edhe disa makina para se të largoheshin.

Drejtori i Aaj News Rashid Mehmed, tha se nuk ka pasur kërcënime të mëparshme të bëra nga ndonjë grup militant ndaj stacionin në gjuhën urdu.

Megjithatë, një zëdhënës i grupit Tehrik-e-Taliban Pakistan, Ehsanullah Ehsan, e mori përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG