Ndërlidhjet

Ministrat e financave takohen para samitit të BE-së


Ilustrim
Ilustrim
Ministrat e financave të katër ekonomive më të mëdha të eurozonës- Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës, pritet të zhvillojnë bisedime në Paris, para samitit të kësja jave të Bashkimit Evropian.

Liderët në samitin e 28 dhe 29 qershorit pritet të diksutojnë masat për të zgjidhur krizën e borxheve në eurozonë.

Raportohet se kjo do të jetë hera e 20-të që liderët evropianë që përpiqen që të zgjidhin krizën e përhapur në Evropë, që kur nisi në fillim të 2010 në Greqi.

Euroja ka humbur vlerën karshi dollarit në tregjet financiare të martën, në mes të dyshimeve të investitorëve se do të mund të merret ndonjë vendim i rëndësishëm në samit.
XS
SM
MD
LG