Ndërlidhjet

Turqia kërkon nga NATO mbrojtje


Ilustrim
Ilustrim
Turqia i ka kërkuar NATO-s që ta konsiderojë rrëzimin e aeroplanit turk nga ana e Sirisë si një sulm ndaj tërë aleancës.

Nëse miratohet nga të gjithë anëtarët kërkesa për t’u thirrur në nenin 5 të statutit të NATO-s, vendet anëtare do të obligohen që të ndihmojnë në mbrojtjen e kufirit të Turqisë kundër kërcënimeve nga Siria.

Zëvendëskryeministri i Turqisë Bulent Arinç konfirmoi se Ankaraja ka aplikuar për mbrojtjen e nenit 5.

Diplomatët e NATO-s takohen sot në Bruksel për t’u informuar rreth rrëzimit të avionit turk, në ujërat ndërkombëtare të Mesdheut.

Arinç tha se Turqia "nuk ka ndërmend që të hyjë në luftë me askënd."

Raportet thonë se siguria është përkeqësuar përgjatë kufirit Turqi-Siri, ku ushtria siriane po hedh granata mbi refugjatët të cilët kanë ikur në Turqi.
XS
SM
MD
LG