Ndërlidhjet

Mediat: Nikolliq ofertë të parefuzueshme Daçiqit për qeverinë


Serbi
Serbi
Partia Përparimtare e Serbisë, prapa skenës ka ndërmarrë iniciativën për formimin e qeverisë së re duke i bërë një ofertë të madhe socialistëve, të ciëlt zyrtarisht ende po diskutojnë me demokratët për të formuar shumicën e ardhshme parlamentare, shkruan e përditshmja Veçernje Novosti.

Sipas, burimeve të gazetës, Partia e Nikolliqit dhe ajo e Daçiqit, kanë qenë në kontakt dhe këto thuhet të jenë bisedimet më serioze, që kur, Aleksandër Vuçiq, i përpairmtarëve i bëri thirrje Daçiqit që ta formojnë së bashku qeverinë.

Aktualisht, kreu i Partisë Demokratike, që humbi garën për president nga Nikolliqi, Boris Tadiq po përpiqet që të formojë qeverinë, derisa emri i tij është lakuar si kryeministër.

Por, mediat serbe, thonë se partia e Nikolliqit i ka ofruar Daçiqit edhe postin e kryeministrit dhe mes tjerash, dikasterin që po e udhëheq ende, atë të Ministrisë së Brendshme.

Ndryshe, analistët, socialistin Ivica Daçiq, e shihin si fitimtarin më te madh në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Me mbi 40 mandate, ai thuhet se ia ka siguruar vetes pozicionin e lojtarit kryesor për formimin e qeverisë së ardhshme.
XS
SM
MD
LG