Ndërlidhjet

NATO i qëndron pranë Turqisë


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen ka premtuar se NATO-ja do “t'i qëndrojë pranë Turqisë” në mes të tensioneve të rritura me Sirinë pas rrëzimit të një avioni turk në javën e kaluar.

Rasmusen tha se diplomatët e NATO-s që u takuan në Bruksel të martën, nuk kanë diskutuar mbi mbështetjen ose jo në nenin 5 të statutit të NATO-s, i cili do të kategorizonte rrëzimin si një sulm ndaj aleancës në tërësi.

Ankaraja ka thënë më herët se do të kërkojë nga aleatët e saj të NATO-s që të thirret në nenin 5 për të ndihmuar në mbrojtjen e kufirit të Turqisë ndaj kërcënimeve nga Siria.

Rasmusen nuk foli mbi detajet e paraqitura nga diplomatët turq në Këshillin Veri-Atlantik.
XS
SM
MD
LG