Ndërlidhjet

Erdogan: Do përgjigjemi ushtarakisht ndaj shkeljeve të Sirisë


Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan

Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen ka premtuar se NATO-ja do “të qëndrojë bashkë me Turqinë” në mes të tensioneve të rritur me Sirinë pas rrëzimit të një avioni turk në javën e kaluar.

Megjithatë, në takimin e NATO-s nuk u nxor neni 5, i cili do të kategorizonte rrëzimin e aeroplanit të paarmatosur zbulues, si një sulm ndaj aleancës në tërësi dhe do ta obligonte tërë aleancën që të ndërmarrë masa për ta mbrojtur Turqinë.

Por, kryeministri Rexhep Tajip Erdogan u zotua se ushtria turke do të reagojë ndaj ndonjë formë tjetër të shkeljes së kufirit të Turqisë nga ana e njësive ushtarake siriane.

Duke folur para parlamentit turk, Erdogan tha se vetëm në kohën e fundit, helikopterët sirianë kanë shkelur hapësirën ajrore turke pesë herë dhe Turqia nuk ka reaguar.

Por, ai tha se Turqia nga tash e tutje, do të “kundërpërgjigjet ndaj të gjitha shkeljeve të Sirisë në kufi”.

Zyrtarët sirianë thanë se në incidentin e fundit të së premtes, aeroplani turk ka shkelur hapësirën ajrore siriane dhe ushtria siriane ka pasur të drejtë të qëllojë dhe rrëzojë avionin.

Turqia tha se edhe pse avioni kishte hyrë pa qëllim në hapësirën ajrore të Sirisë, ai ishte kthyer tashmë në hapësirën ndërkombëtare kur është qëlluar.
XS
SM
MD
LG