Ndërlidhjet

Mbretëresha Elizabetë viziton Irlandën Veriore


Mbretëresha Elizabetë
Mbretëresha Elizabetë
Mbretëresha e Britanisë Elizabeta ka nisur një vizitë dy-ditore në Irlandën Veriore, ku planifikohet edhe një takim me ish komandantin e Armatës Republikane Irlandeze (IRA), që tani është zëvendërkyeministër i parë i vendit.

Takimi me Martin MekGinisin do të pasojë një vizitë në qyetin Eniskillen, vendi i masakrës më të rëndë të kryer nga IRA, grupit paramilitar pro katolik, gjatë dhunës tre dekadëshe sektare në provincë.

Në Eniskillen, mbretëresha pritet të takojë të mbijetuarit e shpërthimeve të vitit 1987, ku u vranë 11 civilë protestantë dhe do të marrë pjesë në meshat në kaderdalen protestante dhe katolike.

Vizita në Irlandën Veriore është pjesë e festimeve për jubileun e 60-të të mbretëreshës në fron.
XS
SM
MD
LG