Ndërlidhjet

Greqia emëron ministër të ri të financave


Ilustrim
Ilustrim
Koalicioni qeverisës i Greqisë ka nominuar një ekonomist të respektuar dhe ish bankierin Yanis Stournaras, si ministër të ri të financave.

Stournaras u nominua në këtë post, pasi që i përzgjedhuri i parë, Vasilis Rapanos hoqi dorë për shkaqe shëndetësore.

Stournaras, 55 vjeçar, ka qenë pjesë e ekipit që negocioi hyrjen e Greqisë në eurozonë.

Emërimi i tij vjen, derisa qeveria e re, po përpiqet që të lehtëosjë kushtet e marrëveshjes në mes të Greqisë dhe kreditorëve ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG