Ndërlidhjet

Tërhiqet saudi-arabja nga Lojërat Olimpike


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

E vetmja atlete femër nga Arabia Saudite që ishte kualifikuar për Lojërat Olimpike në Londër, kalorësja Dalma Malhas, është tërhequr nga gara.

Mediat raportuan se 20 vjeçarja Malhas është tërhequr për shkak të një lëndimi që pësoi kali i saj.

Lajmi erdhi një ditë pasi Arabia Saudite kishte bërë të ditur se do të lejojë, për herë të parë në historinë e këtij shteti, pjesëmarrjen e atleteve femra në Lojërat Olimpike.

Deri më tani, femrave në këtë mbretëri konservatore myslimane u ndalohej pjesëmarrja në ngjarjet publike të sportit.
XS
SM
MD
LG