Ndërlidhjet

Londër: Aplikacion në smartphone për identifikimin e të dyshuarve


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Autoritetet e rendit në Britaninë e Madhe publikuan sot një aplikacion për smartphone, nëpërmjet të cilit banorët e Londrës mund të identifikojnë të dyshuarit me një prekje në ekran.

Scotland Yard njoftoi se ka lansuar aplikacionin "Facewatch", në të cilin gjenden rreth 5,000 fytyra të të dyshuarve, të cilët kërkohen qoftë për vepra penale të nivelit të ulët apo për trazirat e verës së kaluar në Londër.

Përdoruesit mund ta shfrytëzojnë këtë aplikacion duke vendosur kodin e tyre postar dhe të sigurojnë qasje në fotografitë e personave që mund të kenë ndërlidhje me rajonin ku banojnë vetë përdoruesit.

Ky aplikacion është i fundit në arsenalin elektronik të autoriteteve të rendit në kuadër të programeve që luftojnë krimin.

Në Shtetet e Bashkuara, forcat e policisë kanë programuar një aplikacion, nëpërmjet të cilit të dyshuarve që nuk e flasin anglishten, të drejtat u lexohen në gjuhën spanjolle.
XS
SM
MD
LG