Ndërlidhjet

Përleshje të reja në Siri


Përleshjet e mëparshme në Damask

Përleshjet e mëparshme në Damask

Forcat siriane u përplasen me, siç thuhet, rebelët jashtë Damaskut duke krijuar një nga përleshjet më të mëdha në të cilat u përfshinë forcat speciale të gardës elite të Sirisë që kur nisën revoltat kundër regjimit të presidentit, Bashar Al Asad, njoftuan aktivistët.

Një organizatë vëzhguese për të drejtat e njeriut në Siri bëri të ditur se përleshjet kanë ndodhur afër selisë së Gardës Republikane dhe bazave të saja në Kudsava dhe Hama, diku pesë kilometra në afërsi të Damaskut.

Mësohet se të paktën gjashtë njerëz janë vrarë gjatë përleshjeve.

Garda Republikane, e cila udhëhiqet nga Maher-vëllau i Asadit, ka për obligim kryesor ta mbrojë kryeqytetin sirian ku dhe jeton presidenti i vendit.
XS
SM
MD
LG