Ndërlidhjet

Banorët e Karaçevës ankohen te Jahjaga


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Banorët e fshatit Karaçeve që ndodhet në afërsi të zonës kufitare me Serbinë i kërkuan presidentes së Kosovës, Atifetete Jahjaga, që ky vend “të vizitohet më shpesh nga strukturat udhëheqëse të Kosovës, që t’u jepet mbështetje dhe kurajë banorëve që të mos shpërngulen dhe të bëhen investime në infrastrukturë dhe në hapjen e vendeve të reja të punës e gjithashtu të ndërtohet një godinë e re shkollore, që do t’i përmbushte nevojat për shkollim të më shumë se 2500 banorëve të këtij fshati”.

Kështu njoftoi presidenca kosovare përmes një komunikate për media, e cila jep detaje të tjera për takimin që Jahjaga zhvilloi me delegacionin e karaçevacve të udhëhequr nga Selver Lenjani.

“Edhe pse janë të përcaktuara pikat e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës dhe ka patrullime të shpeshta, banorët e kësaj ane janë të shqetësuar me praninë e afërt të xhandarmerisë serbe, duke theksuar se po ndjehen të rrezikuar dhe ndodhë që në vijën kufitare nga xhandarmeria serbe të ndalohen kafshët dhe banorët me pretendimin që
kanë kaluar në territorin e Serbisë”, thuhet në komunikatë.

Delegacioni i fshatit Karaçevë thuhet se shprehu shqetësimin se banorët e fshatit nuk po mund të shfrytëzojnë në tërësi pronat e tyre sepse nuk është e përcaktuar qartë vija kufitare.

Këtyre kërkesave presidentja Jahjaga thuhet se iu përgjigj me premtimin për të mbështetur zgjidhjen e çështjeve që ngriten banorët e fshatit, ndërsa theksoi se ”ashtu si me te gjitha shtetet tjera fqinje do të bëj përcaktimin e vijës kufitare në teren edhe me shtetin fqinj, me Republikën e Serbisë, duke mos mbetur asnjë pëllëmbë toke jashtë kufijve të Republikës së Kosovës”.
XS
SM
MD
LG