Ndërlidhjet

logo-print

Jep dorëheqje edhe një anëtar i qeverisë greke


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Zëvendësministri për tregti detare i Greqisë, Xhorxhe Vernicos, ofroi të martën dorëheqjen duke u bërë anëtari i dytë i kabinetit qeveritar grek që hoqi dorë nga posti i tij brenda dy ditëve të fundit.

Dorëheqja thuhet se është pranuar nga qeveria.

Vernicos nuk dha arsyet për dorëheqjen, por partia kryesore opozitare Syriza kishte akuzuar atë për mbajtjen e një kompanie detare-gjë që thuhet se përbën një konflikt të interesit.

Të hënën, për shkak të problemeve shëndetësore dorëheqjen e tij e ofroi ministri i financave të Greqisë.

Kryeministri grek, Antonis Samaras, ndërkaq, është duke u këndellur nga një ndërhyrje kirurgjike në sy dhe për këtë shkak nuk mund të marrë pjesë në një samit të liderëve evropianë që do të mbahet më vonë këtë javë.
XS
SM
MD
LG