Ndërlidhjet

Klinton udhëton për në Evropë


Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton
Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton
Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, pritet të udhëtojë për në Finlandë, Letoni dhe Rusi nga 27 deri më 30 qershor, njofton Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në Helsinki, sekretarja Klinton pritet të zhvillojë takime bilaterale me zyrtarë të lartë finlandez për të diskutuar një varg çështjesh në fushën e politikës së jashtme, përfshirë ekonominë evropiane, Sirinë, Iranin dhe ndryshimet klimatike.

Të enjten, Klinton thuhet se do të udhëtojë për në Riga të Letonisë ku, gjithashtu, do të takojë zyrtarë të lartë shtetërorë për të biseduar rreth “përkushtimit të përbashkët në misionet e NATO-s” dhe për rimëkëmbjen e Letonisë nga kriza ekonomike.

Ndërkaq, gjatë qëndrimit të saj në Rusi, Klinton do ta udhëheq delegacionin amerikan në Forumin për Bashkëpunim Ekonomik në Azi.

Sekretarja amerikane pritet të zhvillojë gjithashtu një takim me ministrin e jashtëm rus, Sergej Lavrov.
XS
SM
MD
LG