Ndërlidhjet

Pamundësohet arrestimi i egjiptianëve nga ushtria


Pamje të protestuesëve anti-ushtarak në Egjipt

Pamje të protestuesëve anti-ushtarak në Egjipt

Një gjykatë egjiptiane zhvleftësoi të martën një vendin të qeverisë, me të cilin forcave ushtarake dhe inteligjencës u lejohet arrestimi i civilëve.

Vendimi, sipas të cilit forcat ushtarake dhe të inteligjencës mund të arrestojnë civilët edhe për shkak të shkeljeve shumë minore si ato në trafik, u pat dekretuar më 13 qershor nga ministria e drejtësisë.

Aktivistët për të drejtat e njeriut kishin shprehur shqetësimin se me vendimin në fjalë do të mund të riprodhohej ligji për emergjenca, vlefshmëria i të cilit kishte skaduar para dy javësh.

Ligji për emergjenca, i cili kishte qenë në fuqi për 30 vitet e fundit në Egjipt, u kishte garantuar forcave policore fuqi të mëdha në fushën e arrestimeve dhe mbajtjes në burgim të civilëve.
XS
SM
MD
LG