Ndërlidhjet

Merkel- skeptike për idetë rreth borxhit evropian


Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Një dokument që po qarkullon në presidencën e Bashkimit Evropian mbi rritjen e mbikëqyrjes së buxheteve të Eurozonës do të shkonte përtej barazimit të borxheve, citon agjencia e lajmeve kancelaren gjermane Angela Merkel t’u ketë thënë anëtarëve të Partisë së saj Kristian Demokrate (CDU) të martën.

Ajo citohet të ketë thënë se dokumenti, i cili pritet të diskutohet të enjten dhe të premtën gjatë një samiti të BE-së, nuk i kontribuon shumë balancimit të nevojës për më shumë negociata brenda bllokut, ndërsa kërkon mënyra për krijimin e përgjegjësive të përbashkëta sa i përket borxhit.

Mësohet që Merkel të ketë shprehur shqetësimin e saj rreth përpjekjeve për të grumbulluar borxhin duke theksuar se as një vend si Gjermania, që ka një sistem federal, nuk ka ndonjë mekanizëm në qeverinë federale që do të merrte përgjegjësinë për borxhet e shteteve të saja.

Megjithatë, burimet që morën pjesë në takimin e anëtarëve të CDU-së, thanë se Merkel ishte të paktën e kënaqur për çështjet e ngritura në dokument.

Dokumenti në fjalë flet për një mbikëqyrje qendrore të Eurozonës për të rregulluar borxhet dhe kufijtë e shpenzimeve të shteteve anëtare të zonës që ndajnë valutën e përbashkët.
XS
SM
MD
LG