Ndërlidhjet

Bashar al Asad: Siria në “gjendje të vërtetë të luftës”

  • RFE /RL

Bashar al Asad

Bashar al Asad

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, tha se vendi i tij është në gjendje të luftës, pasi qeveria e tij po ballafaqohet me kryengritje dhe protesta civile.

Në mbledhjen e qeverisë, mbrëmë vonë, ai tha se “ne jetojmë në gjendje të vërtetë të luftës nga të gjitha këndet” dhe shtoi se “të gjitha politikat në të gjitha anët dhe sektorët duhet të drejtohen në fitimin e kësaj lufte”.

Zoti Bashar al-Asad, poashtu, i ka hedhur poshtë thirrjet nga vendet perëndimore që të tërhiqet, duke thënë se perëndimi “merr dhe asnjëherë nuk jep dhe kjo është dëshmuar në secilën etapë”.

Komentet e tij u transmetuam drejtëpërdrejt në Televizionin shtetëror të Sirisë.

Kombet e Bashkuara e kanë akuzuar ushtrinë e Sirisë për vrasjen e më se 10 mijë njerëzve gjatë 16 muajve të kryengritjes, që paraqet kërcënimin më të madh për katër dekadat e sundimit të familjes Asad në këtë vend.(f. b.)
XS
SM
MD
LG