Ndërlidhjet

Qeveria serbe në duart e socialistëve


Ivica Daçiq

Ivica Daçiq

Pas një muaji e gjysmë bisedimesh për formimin e një shumice parlamentare, mediat në Serbi njiftojnë se ka gjasa që qeverinë e re ta formojë Partia Përparimtare Serbe, e udhëhequr deri vonë nga presidenti serb, Tomisllav Nikolliq dhe Partia Socialiste Serbe e udhëhequr nga Ivica Daçiq.

Këto media gjithashtu njoftojnë se partitë në fjal, së bashku me aleatët e tyre zgjedhorë, kanë arritur një marrëveshje të arritur, në bazë të ë cilës janë ndarë edhe resoret e qeverisë potenciale, në krye të të cilave do të jetë kryetari i SPS-së, Ivica Daçiq.

Demokratët e Boris Tadiqit u kanë bërë thirrje socialistëve që të deklarohen për marrëveshjen e arritur para zgjedhjeve për formimin e një koalicioni, por deri më tash socialistët kanë heshtur.

Pritet që gjatë ditës së sotme, kryesia e SPS-së të dalë me një qëndrim zyrtar se me kë do të pranojë të hyjë në koalicion.

Zyrtarët e partisë së presidentit serb, gjtihashtu janë duke pritur dhe kanë shprehur gatishmërinë që të hyjnë menjëherë në bisedime me Daçiqin.

Analistët në Serbi ndërkaq thonë se tashmë është pothuajse e qartë se qeverinë e re do ta formojë Partia Përparimtare dhe Partia Socialiste.

Tomisllav Nikolliq ka mundur Boris Tadiqin në balotazhin për zgjedhjen e presidentit në
Serbi, të mbajtur më 20 maj.
XS
SM
MD
LG