Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Nga sulmi në televizionin proqeveritar – 7 të vrarë


Logo e Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së

Logo e Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së

Raportohet se gjatë luftimeve ndërmjet kryengritësve dhe forcave qeveritare, së paku shtatë vetë janë vrarë gjatë një sulmi në televizionin proqeveritar, Ikhbarija, në qytetin Drousha, 20 kilometra në jug të Damaskut.

Sipas raporteve, janë vrarë tre gazetarë dhe katër rojtarë.

TV Ikhbarija është televizion privat, i cili e mbështet regjimin e presidentit Bashar al-Asad.

Nga ana tjetër, ekipi i hetuesve të Kombeve të Bashkuara, i tha sot Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së në Gjenevë, se forcat qeveritare siriane kanë bërë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, përfshirë ekzekutime, “në një shkallë alarmuese” gjatë tre muajve të kaluar.

Ambasadori i Sirisë e braktisi debatin në Gjenevë, duke thënë se Damasku nuk “do të marrë pjesë në këtë takim skandaloz politik”.
XS
SM
MD
LG