Ndërlidhjet

U çertifikuan diplomat e para universitare nga Kosova


Robert Kuper
Robert Kuper
Sot, 73 diploma nga Kosova u çertifikuan nga Asociacioni i Universiteteve Evropiane (EUA) bashkë me marrëveshjen që u arrit në Dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit me lehtësimin e BE-së.

"Çertifikimi i sotëm i 73 diplomave të para universitare është i mirëpritur. Kjo mundëson që këta të rinj që të shfrytëzojnë diplomat e tyre universitare për të vijuar studimet ose për të kërkuar punësim në Serbi, si çdokund tjetër në Evropë. Kjo përmirëson mënyrën e jetesës së qytetarëve, duke e sjellë kështu praktikën serbe më afër normave evropiane. Kjo plotëson dy prej objektivave për të cilat është zhvilluar dialogu, megjithëse në një mënyrë modeste", tha Robert Cooper, lehtësuesi i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.

Çertifikimi është bërë përmes një komisioni ekspertësh akademikë të EUA-së, të cilët kanë verifikuar, që diplomat universitare janë dhënë me korrektësi nga institucionet e autorizuara dhe në përputhshmëri me praktikën më të mirë evropiane.

Këto diploma të çertifikuara do të trajtohen në Serbi, në të njëjtën mënyrë sikur diplomat e tjera të lëshuara jashtë Serbisë.

Në fakt, kjo nënkupton se të diplomuarit të cilët dëshirojnë të vijojnë mëtutje programe edukative dhe/ose të kërkojnë punësim në administratë publike në Serbi mund t’i dorëzojnë diplomat e tyre, bashkë me çertifikatën e EUA-së në universitetin e tyre të zgjedhur ose institucionin përkatës. Universiteti në fjalë pastaj do të japë një konfirmim për pranimin, ka njoftuar Zyra e BE-së në Kosovë dhe Zyra e Përfaqësuesit special të BE-së në Kosovë.

Me këtë konfirmim, të diplomuarit mund ose të regjistrohen në programe akademike, ose të aplikojnë për një pozitë në administratë publike.
XS
SM
MD
LG