Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Raketa e re u testua me sukses


Pamje nga testet e mëparshme raketore në Shtetet e Bashkuara

Pamje nga testet e mëparshme raketore në Shtetet e Bashkuara

Departamenti amerikan i mbrojtjes thotë se një raketë e re ndalëse me sukses i ka kaluar testet kundër një rakete balistike në ardhje me rrezes të mesme veprimi.

Agjencia raketore mbrojtëse e Departamentit amerikan të mbrojtjes, tha se raketa e re e rrëzoi kokën luftarake simuluese, pasi e ndau atë nga seksioni bazik i raketës balistike, afër Havajit.

Kjo raketë është prodhuar nga firma industriale amerikane Raytheon, që është edhe kontraktor i mbrojtjes.

Kjo firmë i prodhon edhe sistemet raketore të mbrojtjes Patriot.

Zyrtrarët amerikanë thonë se raketa e re ndalëse është e paraparë për pengimin e kapaciteteve raketore të vendeve me qëndrim armiqësor ndaj Shteteve të Bashkuara, siç janë Koreja Veriore dhe Irani.
XS
SM
MD
LG