Ndërlidhjet

Sulmohen zyrat e kompanisë Microsoft në Athinë

  • RFE /RL

Microsoft

Microsoft


Sulmuesit në Athinë e kanë drejtuar një kamion kah dyert e jashtme të zyrave të kompanisë Microsoft dhe e kanë aktivizuar një pajisje që ka shkaktuar zjarr.

Në këtë incident, që ndodhi sot në mëngjes, nuk është lënduar askush.

Policia tha se beson se tre vetë ishin brenda në kamion kur ai u përplas në selinë e kompanisë amerikane, Microsoft.

Sipas policiës, sulmuesit i kishin detyruar dy rojtarët që të largohen nga ndërtesa, para se të shpërthente zjarri, nga i cili u dëmtua hyrja në ndërtesë.

Duket se sulmuesit kishin arritur të largoheshin.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë incident, i cili ndodhi në periudhën kur Greqia, është e goditur nga trazirat për shkak të krizës së rëndë ekonomike dhe ndërmarrjes së masave të ashpra të kursimit nga ana e qeverisë.(f. b.)
XS
SM
MD
LG