Ndërlidhjet

logo-print

Merkel: S'ka eurobono, "deri sa të jem gjallë"


Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka hedhur tutje shtytjen e fundit për të bërë së bashku borxhin në mënyrë që të zgjidhet kriza e vazhdueshme në eurozonë.

Para samitit të Bashkimit Evropian, që mbahet në këtë javë, Merkeli po i nënshtrohet presionit në rritje për të zbutur rezistencën e Gjermanisë për lëshimin e të ashtuquajturave eurobono, të cilat do të ndanin përgjegjësinë e borxhit midis 17 vendeve të eurozonës.

Merkel i tha parlamentit gjerman, se prezantimi i eurobonove tash, do të ishte "ekonomikisht i gabuar dhe kundërproduktiv.”

Të martën, ajo i tha një grupi të parlamentarëve se nuk do të ketë eurobono, “për sa kohë që unë të jem gjallë”.

Italia, Spanja dhe Franca janë në favor të eurobonove, të cilat mund të ulin koston e huamarrjes për anëtarët me telashe të eurozonës.
XS
SM
MD
LG