Ndërlidhjet

logo-print

Anan: Samiti mbi Sirinë të shtunën


I dërguari i OKB-së për Sirinë, Kofi Anan

I dërguari i OKB-së për Sirinë, Kofi Anan

I dërguari ndërkombëtar i paqes, Kofi Anan ka konfirmuar se të shtunën në Gjenevë do të mbahet një samit në nivel ministror mbi Sirinë.

Anan tha se objektiv i Grupit të Veprimit për Sirinë është identifikimi i mënyrave për të "siguruar zbatimin e plotë" të planit gjashtë-pikësh të paqes - duke përfshirë përfundimin e menjëhershëm të dhunës.

Raportet thonë se Irani dhe Arabia Saudite nuk janë ftuar.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov konfirmoi pjesëmarrjen e Rusisë në këtë takim, dhe i bëri thirrje Iranit që të marrë pjesë.

Nga ana tjetër, ekipi i hetuesve të Kombeve të Bashkuara, i tha sot Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së në Gjenevë, se forcat qeveritare siriane kanë bërë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, përfshirë ekzekutime, “në një shkallë alarmuese” gjatë tre muajve të kaluar.

Ambasadori i Sirisë e braktisi debatin në Gjenevë, duke thënë se Damasku nuk “do të marrë pjesë në këtë takim skandaloz politik”.
XS
SM
MD
LG