Ndërlidhjet

OSBE me projekt-rezolutë kritike për Bjellorusinë


Logo e OSBE-së

Logo e OSBE-së

Më shumë se 60 anëtarë të Asamblesë Parlamentare të OSBE nga 21 vende e kanë bashkë-sponsorizuar një rezolutë për të tërhequr nga Bjellorusia Kampionatin Ndërkombëtar të Hokejit 2014.

Rezoluta kërkon nga Bjellorusia që të ndalojë ndjekjen e aktivistëve të të drejtave të njeriut, të pezullojë arrestimet shtëpiake; lejojë një hetim ndërkombëtar në lidhje me akuzat për torturat në burgje.

Parlamentarët nga 56 vende, përfshirë dhe vetë Bjellorusinë, do të votojnë për masat në seancën e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që mbahet nga 5-9 korrik në Monako.

Në muajin mars Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë që i bën thirrje Federatës Ndërkombëtare të Hokejit që të marrë në konsideratë heqjen e së drejtës së Bjellorusisë për të organizuar kampionatin botëror, për shkak të abuzimeve të të drejtave të njeriut.
XS
SM
MD
LG