Ndërlidhjet

BE: Samiti nuk e zgjidh krizën


Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso.

Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso.

Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian kanë bërë me dije, se samiti i kësaj javë që mbahet në Bruksel, nuk do të sjellë zgjidhje për krizën në eurozonë.

“Mendoj se është gabim të mendohet se me një samit evropian, tregjet, si me mrekulli, do të qetësohen.. Kjo kërkon kohë”, ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso.

“Samiti nuk i zgjidh të gjitha problemet”, ka thënë ai.

Presidenti i Parlamentit Evropian Martin Shulz po ashtu ka tërhequr vërejtjen kundër “mbingarkimit të secilit samit me pritje historike”.

Samiti mbahet me 28 dhe 29 qershor.
XS
SM
MD
LG