Ndërlidhjet

Coca-Cola, Pepsi përmbajnë alkool?


Ilustrim

Ilustrim

Coca-Cola, Pepsi dhe pijet tjera të ngjashme përmbajnë sasi të vogël të alkoolit, ka bërë me dije Instituti francez Kombëtar i Konsumit(INC).

Ky institut tha se zbulimi është bërë në testet e 19 pijeve cola, të kryer për revistën për konsumatorë “60 milion de Consommateurs”, njofton DPA.

“Pothuajse gjysma e pijeve kola të testuara përmbanin alkool, megjithëse në
doza të vogla (më pak se 10 mg e etanolit për litër, ose rreth 0.001%), “
ka shkruar revista në faqen e saj të interenetit.

Një menaxher në degën e Coca-Cola-s në Francë i tha agjencisë së lajmeve AFP se alkooli mund të ketë hyrë gjatë procesit të prodhimit.

Zbulimi nuk ndikon në etiketimin e pijeve si jo-alkoolike.

Në Francë, një pije quhet jo-alkoolike në qoftë se përmban më pak se
1.2 për qind alkool.
XS
SM
MD
LG