Ndërlidhjet

Gjermania luan sot kundër Italisë në kryeqytetin polak, në Varshavë në gjysmëfinalen e dytë të Euros 2012.

Gjermania, që është ekipi i vetëm, që i ka fituar të gjitha ndeshjet në kampionat, po synon ta mposhtë Italinë për herë të parë në 17 vjet.

Fituesi i së enjtes luan me Spanjën e cila e mposhti Portugalinë 4 me 2 me penalti.

Spanja po përpiqet që të bëhet ekipi i parë që mbron titullin e kampionit evropian, pas fitores në 2008-ën.

Finalja luhet të dielën në Kijev të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG