Ndërlidhjet

Irani fajëson "të huajt" për Sirinë


Siri

Siri

Ambasadori i Iranit në OKB ka fajësuar të huajt për gjakderdhjen në Siri dhe ka mohuar ndonjë rol iranian.

Mohamed Khazai gjithashtu tha se Irani është i gatshëm të luajë një rol në ndërmjetësimin e zgjidhjes së krizës në Siri.

Komentet e tij vijnë pasi ndërmjetësi ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan, thirri një takim mbi krizën në Siri, i cili mbahet të shtunën në Gjenevë.

Anan tha se në takim do të marrin pjesë pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Bashkimi Evropian, fqinjët e Sirisë- Turqia dhe Iraku si dhe Kuvajti e Katari. Irani nuk u përmend.

Khazai tha se duke mos e ftuar Iranin, Perëndimi po e "neglizhon" Sirinë.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton shprehu shpresën se takimi i Gjenevës mund të jetë një "pikë kthese" në krizën siriane.
XS
SM
MD
LG