Ndërlidhjet

SHBA lejon pilulën për humbje peshe


Ilustrim
Ilustrim
Rregullatorët e shëndetësisë në SHBA kanë miratuar pilulën e parë për humbje peshe në 13 vjet.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave do ta lejojë kompaninë Arena Pharrmaceuticals që ta sjellë në treg pilulën e saj Belviq, derisa aktivistët e shëndetit publik po i shtyjnë përpara zgjidhjet e reja kundër epidemisë se mbipeshës, e cila po rritet në vend.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave duke e ditur se miliona amerikanë do të joshen për të marrë pilulën për humbjen e peshës, ka vendosur kritere jashtëzakonisht të larta për miratim, për shkak të pasojave në shëndet, e madje edhe për shkak të vdekjeve të shkaktuara nga ilaçet e llojit të njëjtë në të kaluarën.
XS
SM
MD
LG