Ndërlidhjet

Nikolliq e Daçiq diskutojnë formimin e qeverisë


Ivica Daçiq

Ivica Daçiq

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq do të bisedojë sot në presidencë në Beograd, me kreun e Partisë Socialiste Ivica Daçiq në lidhje me formimin e Qeverisë së re të Serbisë.

Siç ka njoftuar presidenca, Nikolliq, do të duhej që pas takimit të paraqitet para mediave.
Të mërkurën, Nikolliq i tha Radio Televizionit të Serbisë se pret që Daçiq të kërkojë nga ai mandatin për formimin e Qeverisë së Serbisë.

Mediat serbe kanë shkruar në ditët e fundit, se për shkak të mosmarrëveshjeve me Partinë Demokratike, kreu i së cilës, Boris Tadiq, qe mandatuar për të formuar qeverinë, Daçiq po synon të hyjë në koalicion me Partinë Përparimtare të Serbisë.

Mediat serbe thonë se përparimtarët i kanë bërë ofertë të parezistueshme Daçiqit.
XS
SM
MD
LG