Ndërlidhjet

Mediat serbe: Plagosen 13 serbë në Merdare


Foto nga arkici

Foto nga arkici

Mediat serbe njoftojnë se është sulmuar një grup i serbëve që me autobus ishin nisur për në Gazimestan, për të shënuar festën e Vidovdanit.

Sipas njoftimeve, në shtëpinë e shëndetit në Kurshumli janë dërguar 13 të lënduar.
Raportohet se grupin e serbëve e ka ndaluar Policia e Kosovës në vendkalimin kufitar në Merdare dhe është përpjekur që t’iI kthejë prapa.

Pas kësaj, ka pasuar përleshja, ku thuhet se janë përdorur edhe armë.

Thuhet se nga 13 të lënduarit, 10 janë dërguar në spitalin kirugjik në Prokuple.

Mediat serbe, citojnë mjekun, Zoran Vuçkoviq të ketë thënë se dhjetë serbët kanë plagë nga armët e zjarrit, por nuk dihet nëse janë shkaktuar nga plumbat e gomës apo plumba të vërtetë.

“Në përgjithësi janë plagë të rënda, andaj janë dërguar në Kirurgjinë ne Prokuple”, ka thënë Vuçkoviq.

Më herët, Policia e Kosovës, ka kthyer nga Mitrovica një grup serbësh në Merdare, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë.

Personat ishin pjesë e grupit marshues të Vidovdanit.

Ndryshe, sot në Kosovë serbët shënojnë kremten e ashtuquajtur të Vidovdanit, që shënohet çdo vit më 28 qershor në Gazimestan.
XS
SM
MD
LG