Ndërlidhjet

Irinej në Graçanicë: "Kosova-Jerusalemi serb"


Patriarku Irinej
Patriarku Irinej
Patriarku serb Irinej ka dekalruar në Graçanicë, ku ka mbajtur një shërbim fetar për të shënuar Vidovdanin, se Kosova është Jerusalem serb.

Ai para të pranishmëve në manastirin e Graçanicës, ka thënë se “kemi ardhur që me praninë tonë të tregojmë se kjo ka qenë, është dhe do të mbetet tokë e shenjtë serbe-Jerusalemi serb”.

“Kosova e shenjtë është e jona dhe nuk duhet ta humbim nga sytë”, ka thënë ndër të tjera kreu i Kishës Ortodokse Serbe.

“Kosova na mëson për unitet. Atë nuk duhet ta harrojmë kurrë, sepse atëherë e kemi harruar veten”, ka thënë ai.

Patrarku Irinej gjendet në Kosovë për të shënuar 623 vjetorin e betejës së Kosovës, të cilën serbët e njihin si Vidovdan.
XS
SM
MD
LG