Ndërlidhjet

Kuvendi refuzon t’i heqë me urgjencë nenet 37 e 38


Ilustrim
Ilustrim
Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të dytë të heqë nga Kodi Penal nenet 37, 38 si edhe atë 39 që kanë të bëjnë me mediat dhe ndjekjen penale ndaj gazetarëve.

Ndërsa seancën e kaluar, ishte PDK-ja, përkatësisht disa nga deputetët e saj, që pamundësuan heqjen e këtyre neneve, në seancën e sotme (e enjte 28 qershor) PDK dhe kryeministri Hashim Thaçi iniciuan procedurën e shmangies nga rregullorja e punës për futjen e Kodit Penal në rend dite.

Një procedurë e tillë në Kuvend është përdorur kryesisht për miratimin e ligjeve që dalin si obligim nga Pakoja e Ahtisarit.

Pasi që bëhej fjalë për një procedurë të veçantë që kërkonte dy të tretat e deputetëve në sallë dhe të paktën 64 vota për, Kodi Penal nuk u fut në rend të ditës mgase nuk mori pikërisht votat e mjaftueshme.

Nismën e PDK-së dhe kryeministrit e mbështetën 58 deputetë, 28 ishin kundër dhe 3 abstenuan.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi tha se për të kaluar kjo nismë nevojiteshin 64 vota për, andaj deri në seancën e radhës Kodi mbetet me nenet tashmë të cilësuara si problematike.

Në arsyetimin e tij, kryeministri Hashim Thaçi kërkoi nga deputetët ta mbështesin nismën e tij, duke thënë se ky është një prej obligimeve që ka marrë Kosova në kuadër të zbatimit të kritereve evropiane që maten përmes Raportit të Progresit të Komisionit Evropian.

Javën e kaluar, deputetët rrëzuan edhe kërkesën e presidentes Atifete Jahjaga për heqjen e këtyre neneve nga Kodi Penal (z.g)
XS
SM
MD
LG