Ndërlidhjet

Jahjaga dënon sulmin mbi pjesëtarët e Policisë së Kosovës


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, "dënon ashpër sulmin mbi pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga grupe huliganësh të dhunshëm nga Republika e Serbisë, që tentuan të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, për manifestime për të cilat paraprakisht nuk është bërë kërkesa në organet përkatëse të Republikës së Kosovës", thuhet në një deklaratë të lëshuar nga kabineti i presidentes.

"Përpjekjet e këtyre grupeve të huliganëve, që me dhunë të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, do të ndalohen sepse janë shkelje serioze e rendit dhe ligjit dhe përshkallëzojnë gjendjen e sigurisë në Kosovë", citohet të ketë thënë Jahjaga.

"Sulmi mbi pjesëtarët e Policisë së Kosovës me mjete të forta dhe me armë zjarri, është plotësisht i patolerueshëm dhe është sulm mbi rendin kushtetues të Republikës së Kosovës", ka thënë presidentja Jahjaga, për të shtuar se institucionet e Republikës së Kosovës do të mbrojnë me përkushtim sistemin demokratik të vendit dhe do të parandalojnë çdo përpjekje për destabilizim.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, iu bën thirrje autoriteteve të Republikës së Serbisë që të pengojnë grupet e huliganëve serbë dhe të parandalojnë përpjekjet e tyre për prishjen e rendit dhe të qetësisë publike duke shkelur kështu ligjet e Republikës së Kosovës dhe iu "përkujton autoriteteve serbe se politika e fqinjësisë së mirë është obligim dhe parakusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian".
XS
SM
MD
LG