Ndërlidhjet

Shpërthim në Damask


Damask
Damask
Televizioni shtetëror i Sirisë tha se një bombë ka shpërthyer jashtë pallatit të Drejtësisë në qendër të Damaskut.

Nuk ka informacione për dëmet e shkaktuara nga shpërthimi që ndodhi në parkingun e kompleksit.

Televizioni shtetëror e përshkruaji shpërthimin si “sulm terrorist”.

Siria është goditur nga një seri shpërthimesh në kohët e fundit, duke lënë të vdekur shumë njerëz, derisa konflikti mes qeverisë dhe luftëtarëve opozitarë po përshkallëzohet.

Shumica e shpërthimeve kanë në shënjestër komplekset e sigurisë së presidentit Bashar al-Asad.
XS
SM
MD
LG