Ndërlidhjet

Rusia nuk mbështet planin e ri për Sirinë


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka mohuar raportet se Moska ka mbështetur një plan tranzicioni për Sirinë, ku përfshihet edhe thirrja që presidenti Bashar al-Asad të japë dorëheqje në favor të një qeverie të unitetit kombëtar.

Një zyrtar amerikan, ka thënë të mërkurën se i dërguari ndërkombëtar Kofi Annan kishte siguruar Uashingtonin se Rusia e mbështet planin, dhe se fuqitë botërore që mblidhen në Gjenevë më 30 qershor për bisedime për Sirisë, gjithashtu e kishin mbështetur atë.

Por, Lavrov tha të enjten se Moska “nuk mbështet dhe nuk do të mbështesë asnjë ndërhyrje të jashtme” në Siri.
XS
SM
MD
LG