Ndërlidhjet

Morsi do ta padisë agjencinë iraniane Fars


Intervista e supozuar në agjencinë Fars
Intervista e supozuar në agjencinë Fars
Zyra e presidentit të zgjehdur egjiptian Mohamed Morsi tha se do të ngre një padi kundër agjencisë iraniane të lajmeve "Fars" për shkak të fabrikimit të një interviste me Morsin.

Në intervistën e supozuar, që "Fars" e publikoi këtë javë, Morsi u citua të ketë thënë se dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet midis Egjiptit dhe Iranit.

Zëdhënësi I Morsit, Jaser Ali, tha se presidenti i zgjedhur "nuk u intervistua" nga agjencia iraniane dhe se intervista ishte "shpikur".

Irani ka përshëndetur zgjedhjen e Morsit – kandidatit të Vëllazërisë Myslimane në si president i Egjiptit, duke e quajtur, hapin si një "zgjim islamik".

Republika Islamike dhe Egjipti kishin marrëdhënie të acaruara gjatë regjimit 30-vjeçar të liderit të rrëzuar Hosni Mubarak, pjesërisht për shkak të marrëveshjes historike të paqes mes Egjiptit dhe rivalit iranian, Izraelit.
XS
SM
MD
LG