Ndërlidhjet

OKB dënon ekzekutimet në Iran


Ilustrim
Ilustrim
Tre raportuesit specialë të Kombeve të Bashkuara mbi Iranin, ekzekutimet dhe torturat - kanë dënuar ekzekutimin e fundit të katër pjesëtarëve të pakicës arabe ahvazi në Iran.

Pas një gjykim të padrejtë, ata u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan këtë muaj, kanë thënë raportuesit.

Katër burrat - Ali Sharif dhe vëllezërite tij Abdul Rahman Heidarian, Abbas Heidarian dhe Taha Heidarian, u arrestuan gjatë një proteste në provincën perëndimore të Kuzestanit dhe u dënuan për "armiqësi kundër Perëndisë" dhe për "korrupsion në tokë."

Në një deklaratë të lëshuar të enjten, tre raportuesit shprehën keqardhjen se Irani vazhdon të "aplikojë dënimin me vdekje me frekuencë alarmante."

Sipas deklaratës, të paktën 140 ekzekutime dihet se janë kryer që nga fillimi i vitit 2012, ndërkohë që disa burime të tjera e shpien këtë shifër në 220.
XS
SM
MD
LG