Ndërlidhjet

logo-print

Holland kërkon vendime të shpejta


Fransua Holland

Fransua Holland

Presidenti francez Fransua Holland bëri thirrje për vendime të shpejta për vendet që po kërkojnë ndihmë, si Italia dhe Spanja, e të cilat po përballen edhe me presionin e tregut.

Ai ka bërë këto komente në Bruksel, ku do të marrë pjesë në samitin e Bashkimit Evropian.

“Unë jam për vendime shumë të shpejta për vendet që përballen me vështirësi në tregje, edhe pse kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për të korrigjuar financat e tyre publike", tha ai në hyrje të takimit dy-ditor.

Holland bëri thirrje për një "vizion afat-mesëm" për të zgjidhur krizën e eurozonës.
XS
SM
MD
LG