Ndërlidhjet

Fyle: Populli i Serbisë vendos për njerëzit në qeveri


Belgium -- EU Enlargement commissioner Stefan Fule gives a press conference on the 2011 Enlargement package, Brussels, 12Oct2011

Belgium -- EU Enlargement commissioner Stefan Fule gives a press conference on the 2011 Enlargement package, Brussels, 12Oct2011

Komisioneri për Zgjerim i Komisionit Evropian, Shtefan Fyle duke komentuar vendimin e presidentit serbe Tomisllav Nikolliq, që t’ia japë mandatin kryesocialistit, Ivica Daçiq për formimin e qeverisë së re, ka thënë se shrpeson se Serbia ta ndjekë edhe më tej rrugën evropiane.

“Jam i kënaqur që kam parë hapat konkretë për formimin e qeverisë së re të Serbisë. Mendoj se iu përket qytetarëve të Serbisë të vendosin se kush duhet të jetë dhe kush jo në qeveri”, ka thënë Fyle.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq ia dha sot mandatin kreut të partisë Socialiste, Ivica Daçiq për të formuar qeverinë e Serbisë.

Ai në një konferencë për gazetarë pas takimit me Daçiqin ka thënë se, koalicioni SPS-PUPS-JS ka arritur të sigurojë shumicën parlamentare.

Ai ka thënë se çfarëdo qeverie që të zgjedhet, ajo do të shkojë rrugës evropiane.
XS
SM
MD
LG